Kushti për lojtarët të fitojnë 3 ndeshjet e radhës

Futbollistët e Partizanit do të humbin një pagë mujore, pas eliminimit nga kupa e Shqipërisë. Masa financiare në fakt iu komunikua lojtarëve që në sfidën e parë me Besëlidhjen, ndeshje që e humbën 3-0. Në rast se do të kualifikoheshin ky ndëshkim i dhënë nga klubi nuk do të aplikohej.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit janë irrituar së tepërmi nga kjo situatë aq sa iu kanë vënë kusht futbollistëve që të fitojnë tre ndeshjet e radhës, me Laçin, Bylisin dhe në derbi me Tiranën. Më së shumti 3 pikëshi me bardheblutë do të fashiste disfatën në kupë.

Kjo do ti sillte buzëqeshjen edhe presidentit të skuadrës që më shumë se në një rast ka shprehur bindjes se ekipi i tij do të ketë gjithnjë sukses në derbi. Muaji Shkurt për Partizanin do të jetë vendimtar në objektivin e mbrojtjes së titullit kampion. Të kuqve nuk iu lejohet as barazimi në ndeshjet e radhës.

Tv Klan