Mazhoranca rrëzon propozimin e deputetit Ilir Beqja

Mazhoranca rrëzoi propozimin e deputetit socialist Ilir Beqja për të falur gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për 1415 subjekte, të cilat nuk ishin pajisur me licencë për të ushtuar aktivitet në veprimtarinë ushqimore, të cilët janë penalizuar në muajt Korrik dhe Gusht. Socialistët e kanë konsideruar si antikushtetuese këtë kërkesë.

Mospranimin e projektligjit nuk e mbështetën as përfaqësuesit e qeverisë. Deputeti Beqja këmbënguli që gjobat të falen, pasi shuma e tyre mbi 10 milionë lekë të vjetra rrezikon mbylljen e bizneseve.

Të vetmit që pranuar kërkesën e tij, ishin deputetët e rinj të opozitës. Por votat e tyre nuk rezultuan të mjaftueshme për të kaluar amendamentet.

Tv Klan