altin_goxhaj_zmk_policiZyra për mbrojtjen e konsumatorit do t’i drejtohet gjykatës administrative për të kundërshtuar gjobat e vëna padrejtësisht për drejtuesit e automjeteve.

Kjo nismë e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve se gjobat u janë vënë pa dijeninë e tyre. Kjo zyrë i ka kërkuar gjithashtu avokatit të popullit që të verifikojë veprimet e policisë rrugore.

TV Klan ka pasqyruar në dhjetëra kronika shqetësimin e qytetarëve për vendosjen e gjobave apriori. Pas ankesave të shumta, policia rrugore u detyrua të leshojë një tjetër urdhër që gjobat të mos vihen në mungesë të drejtuesit të automjetit, përveç rasteve kur bëhet fjalë për parkim të gabuar.