Gjobat ndaj këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha vijojnë të aplikohen.
Policia Rrugore ka shpërndarë një video, për të cilën thotë se veprimet e këmbësorëve nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
“Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt! Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha”, apleon Policia Rrugore.
Raportet e Policisë Rrugore kanë evidentuar kalimet e parregullta të këmbësorëve si burim aksidentesh në shumë raste./tvklan.al