Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 234 këmbësorë në të gjithë vendin të cilët kanë shkelur rregullat e vendosura në kuadër të betejës me koronavirusin, duke dalë në oraret e ndaluara. Këta këmbësorë janë gjobitur me 100 mijë Lekë të vjetra secili.

Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë hequr 75 patenta dhe janë bllokuar 75 automjete. Shoferët e këtyre makinave shkelën urdhrin e ndalimit të qarkullimit.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve për zbatimin e masave shtesë për mbylljen e lokaleve, në të gjithë vendin u ndëshkuan me masë administrative me nga 100.000 lekë secili, 8 administratorë lokalesh.

Po gjatë 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e vetëkarantinimit, janë ndëshkuar 2 persona me gjobë 700.000 Lekë.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /tvklan.al