Google do të gjobitet me një rekord prej  4.3 miliard eurosh për sistemin operativ Android, sipas BBC.

Vendimi i Komisionit Evropian vjen pas një hetimi trevjeçar mbi pretendimet se strategjia e kompanisë kishte forcuar padrejtësisht dominancën e kërkimit. Gjoba do të konfirmohet në një konferencë shtypi më vonë në Bruksel. Kjo do të jetë gjoba më e madhe e dhënë nga rregullatori kundër një firme të vetme. Sidoqoftë, Google mund ta kundërshtojë vendimin.

Komisioni Evropian fillimisht nisi të vëzhgonte Android-in në Prill të vitit 2015, pas një ankese nga Fairsearch – një grup tregtar që fillimisht përfshinte Microsoft, Nokia dhe Oracle midis anëtarëve të saj. Në atë pikë, Android kishte 64% të tregut të celularëve në Evropë, sipas firmës Statcounter. Që atëherë është rritur në 74%. Komisioni më pas bëri tre akuza specifike për sjellje anti-konkurruese, duke thënë se Google ishte “duke kërkuar që celularët dhe prodhuesit tabletë të Android të vendosin motorin e kërkimit si parazgjedhje dhe të instalojnë paraprakisht naviguesin Chrome përpara se t’u lejojnë atyre të kenë akses në Play Store; duke parandaluar prodhuesit nga shitja e pajisjeve celulare të mundësuara nga sistemet operative rivale bazuar në kodin e hapur të Android; duke i dhënë prodhuesve të pajisjeve nxitje financiare për të ofruar shërbimin e vet të kërkimit si opsioni i vetëm i instaluar paraprakisht”./tvklan.al