Dyshohen të përfshirë në trafik droge

Policia e Tiranës arrestoi 2 persona të akuzuar për gjobëvënie ndaj një shtetasi. Të arrestuarit i kishin vendosur gjobë 21 mijë euro një shtetasi dhe kishin lënë vendtakim për të marrë paratë pranë fushës së aviacionit, por u prangosën nga policia.

Në momentin e ndalimit të automjetit, të dyshuarit u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim. 

Nga operacioni i koduar Takimi rezulton se 43-vjeçari i vendosur në pranga ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”, i dyshuar për veprimtari kriminale në Itali, ndërsa arrestuari i moshës 37 vjeç ishte person i shpallur në kërkim disa ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Tv Klan