Arrestohen 2 qytetarë në Vlorë që shëtisnin në parqe

Policia e Shtetit vazhdon planin e masave kundër përhapjes së Covid-19, duke gjobitur dhe arrestuar ata persona që thyejnë karantinën dhe rregullat e qarkullimit.

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë ndëshkuar 100 kalimtarë me nga 10 mijë lekë, ndërsa 6 qytetarë që frekuentonin parqet dhe lulishtet janë ndëshkuar me 20 mijë lekë dhe iu është sekuestruar mjeti.

Ndërsa në Vlorë janë vënë në pranga dy persona, pasi janë kapur duke shëtitur dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Një 19-vjeçar në Lezhë është arrestuar, pasi drejtonte mjetin pa patentë, ndërsa janë ndëshkuar edhe 45 shoferë në të gjithë vendin, pasi udhëtonin pa autorizim.

Gjithashtu janë konstatuar edhe 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes duke gjobitur me 100.000 lekë.

Tv Klan