Policia e Shtetit thotë se janë gjobitur 165 këmbësorë të cilët kishin dalë në rrugë në orarin e ndaluar pas orës 10:00.

Penaliteti administriativ është 100 mijë Lekë të vjetra. Këmbësorët e gjobitur janë në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas urdhrit të qeverisë, dalja e këmbësorëve lejohet vetëm në fashat e orareve 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00.

Policia e Shtetit bën thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat e ndërmarra në kuadër të ndalimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19. /tvklan.al