Gjobiten 2 lokale dhe 3 pishina


Gjobiten 2 lokale dhe 3 pishina

12:31 13/07/2020

Task-Forca anti-Covid vijon kontrollet edhe në fundjavë

Task-Forca anti-Covid ka vijuar punën në tërren 24 orë në 7 ditë të javës për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 600 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga kontrollet në fundjavë janë marrë në total 5 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë në bar/kafe, të cilët janë gjetur në shkelje, duke mos zbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe 3 masa administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në pishina për mos zbatim të Urdhërit 351 datë 29.05.2020 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mos ushtrim të aktivitetit.

Masat administrative janë vendosur nga dega rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni./tvklan.al




Të ngjashme