Gjobiten 7 pronarë varkash në liqenin e Komanit, ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm


Gjobiten 7 pronarë varkash në liqenin e Komanit, ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm

16:15 29/07/2021

Policia e Shkodrës ka gjobitur sot 7 pronarë të mjeteve lundruese, të cilët ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit. Sipas autoriteteve bëhet se u gjobitën pronarët e 7 mjete lundruese, pas kontrolleve të zhvilluara në liqenin e Komanit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.  

Ndërkohë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“./tvklan.al







Të ngjashme