Agjentë civilë monitorojnë rrugët e kryeqytetit      

758 drejtues mjetesh janë gjobitur nga Policia Rrugore e Tiranës pasi kanë përdorur celularin në kohën që i kanë dhënë makinës. Përmes një video të shpërndarë në rrjetin social të Facebook, policia tregon se shumë drejtues automjetesh nuk e respektojnë rregullin për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës.

Përveç patrullave të policisë, rrugët e kryeqytetit monitorehen edhe nga agjentë civilë që përmes filmimeve dokumentojnë shkeljet e drejtuesve të mjeteve.

Për ekspertët e policisë rrugorë përdorimi i celularit në timon konsiderohet burim aksidenti. Kohët e fundit aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të përdorimit të celularëve.

Sipas shifrave që jep INSTAT 48 persona humbën jetën në aksidente ku muaji më i përgjakshëm ishte Marsi. Në 83 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Të rinjtë janë ata që përfshin më shumë në aksidente.

Tv Klan