Përmes një lidhjeje Skype për “Opinion” në Tv Klan, avokati i muxhahedinëve në Manzë Genc Gjokutaj ka folur për përplasjet e ditëve të fundit.

Ai shprehet se drejtuesit e kësaj organizate kanë qenë bashkëpunëtorët më të mëdhenj të anti-terrorit në vend dhe nuk mund të trajtohen si terroristë. Sipas Gjokutajt, Policia e Shtetit ka sulmuar anëtarët e organizatës me urdhër politik.

Genc Gjokutaj: Sulmi që policia ka bërë është si pasojë e një vullneti politik të ndryshuar dhe unë duhet ta them te studio juaj këtë dhe me përgjegjësinë time personale.

-Qëndrim i ndryshuar i qeverisë shqiptare apo i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Genc Gjokutaj: Nëse SHBA-të nuk i qëndrojnë më këtij pakti, sigurisht që Edi Rama si kamarier i mirë në të gjitha këto historitë. Se sot e keni në Izrael…

-Rama me Iranin është prishur, tani të prishet me SHBA-në që muxhahedinët të mos lejojnë policinë shqiptare të hyjë brenda? Edi Rama ka gabimin që i ka lejuar të kryejnë aktivitet në territorin shqiptar ndaj një shteti tjetër. Ata janë të mirëpritur dhe çdo emigrant që i kërcënohet jeta, politik flas, por nuk kanë të drejtë të diktojnë ligjet në Shqipëri.

Genc Gjokutaj: Sa kohë kanë këta muxhahedinë në Shqipëri?

-11 vjet!

Genc Gjokutaj: Sa kohë kanë qenë të inkriminuar gjatë gjithë kësaj kohe se nuk ndodh sot për nesër.

-Njësoj, ne e kemi ditur që nuk duhet të kryejnë aktivitet politik.

Genc Gjokutaj: Muxhahedinët nuk kanë ndryshuar, ka ndryshuar politika e Tiranës që shpie policinë. Të gjithë drejtuesit e MEK-ut kanë qenë bashkëpunëtorët më të mëdhenj të anti-terrorit në Shqipëri, kanë bërë kallëzime, janë përballur në gjyqe dhe ata nuk mundet një mëngjes të trajtohen si terroristë.

-Nëse ka një mandat gjykate pse ata bëjnë rezistencë?

Genc Gjokutaj: Ky vendim gjykate mund të ankimohet, dhe atyre nuk u është dhënë e drejta. Muxhahedinët nuk kanë ndryshuar presje. Policia shqiptare ka marrë çdo gjë, ka rrahur kë ka dashur pa procesverbal, këta kanë një status të veçantë Blendi./tvklan.al