Çështjet në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohen brenda një viti

Etilda Gjonaj, kandidatja e renditur e shtata  në listën e PS për Tiranën dhe njëkohësisht Ministre e Drejtësisë ka deklaruar se gjatë mandatit të tretë do të vijojë lufta ndaj korrupsionit si dhe kundër pastrimit të parave të kriminelëve nëpërmjet thellimit të Reformës në Drejtësi.

Gjonaj garantoi qytetarët se nuk do të duhet të presin mbi 10 – 15 vjet që të kenë një vendim nga Gjykata e Lartë sepse kjo mund të realizohet tashmë në një periudhë të shkurtër, madje brenda vitit.

Sipas ministres Gjonaj, socialistët kërkojnë që të qeverisin edhe 4 vjet të tjera, që të përfundojnë të gjitha reformat, përfshirë edhe procesin e legalizimeve.

Në njësinë 7 në vitin 2013 ka patur 0% banesa të legalizuara ndërsa aktualisht ka mbi 70% të banesave të legalizuara.

Klan News