Gjonaj: Mbyllim dy burgje

Gjonaj: Mbyllim dy burgje

12:37 16/05/2019

Siguria e burgjeve, ishte arsyeja që ministrja e  Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte thirrur këtë të enjte në një interpelancë nga deputeti i Lefter Maliqi. Ky i fundit pyeti ministres nga foltorja e Kuvendit lidhur me mënyrën e rekrutimit të stafit drejtues në burgje, por edhe me kushtet në të cilat janë.

Ministrja tha se gjendja në disa burgje në vend është jashtë standarteve prandaj raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës.

Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës”.

Lefter Maliqi:

Zonja ministre e Drejtësisë e kërkova këtë interpelancë më shumë për të pasqyruar realitetin se çfarë ndodh në administratën e shteti. Kjo interpelancë sot do jetë e detajuar edhe për ministrat e tjerë edhe për Kryeministrin e me radhë. Pyetjet e mia si fillim janë këtë: Kur hoqët Stefan Çipën socialistin e vjetër për punë të shkëlqyer ju thantë për dy javë do të bëhet analiza vjetore e burgjeve dhe nuk e kuptoj pse nuk është zbatuar porosia juaj. Ndërkohë që Drejtoria e Burgjeve 5 muaj pas nuk e ka bërë akoma analizën. Ndërkohë që unë si ish-zëvendës drejtor i Burgjeve me zotin Çipa realizuan çdo porosi. Së dyti Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të paktën në këto dy vite ka kaluar në akuza të shumta dhe në lëvizje kryesisht drejtuesish, ata që janë me firmën tuaj apo ata që janë më propozimin tuja tek Kryeministri. Ju për të marrë një polic kaloni disa testime dhe kërkoni edhe vlerësime personaliteti dhe i lironi më pas me vërtetime personaliteti. Pyetja ime është: Këta drejtues që janë me firmën tuaj, ju i kaloni në sitë?

Etilda Gjonaj:

E keni parë nga afër situatën për 1.5 vite zoti Maliqi, por keni parë nga afër edhe dyshimin. Siguria në institucione është garantuar. Gjendja në të cilën e gjetëm në 2017 ishte e mjerueshme edhe për mungesën e sigurisë dhe kushtet e infrastrukturës ku ndodheshin të dënuarit. Në më pak se dy vite kemi bërë ndryshim rrënjësor duke e kthyer në një sistem të sigurt. Ndryshuam rekrutimin e stafit. E shikonin drejtorin për të bërë ndere partiake dhe e shikonin pozicionin për përfitime. Në sirtarët e atyre që i kishin harruar u gjetën lista të punësimeve sipas zonave të deputetëve dhe përfitime votash. Por tani çdo rekrutim realizohet në bazë të njohurive. Punonjësit e burgjeve duhet të kenë një trajtim më të mirë financiar por u rrit me 7%. Një numër i stafit ishte punësuar jashtë kritereve, 130 persona kishin rekorde penale dhe u shkarkuan nga detyra. Gjendja ka lënë për të dëshiruar. Raportet kanë propozuar mbylljen e institucioneve të Krujës dhe Sarandës. Kam vendosur konservimin e dy institucioneve të Krujës dhe Sarandës që të shkojë drejt mbylljes, pasi janë të amortizuara. Numri i celularëve të bllokuar ka qenë i konsiderueshëm dhe për herë të parë instaluam bllokimin e valëve telefonike do të shtrihet në të gjitha burgjet. Zbatimi i regjimit ’41-bis’ është një tjetër reformë e marrë, që do të zbatohet shumë shpejt në dosjet e para./tvklan.al

Të ngjashme
UKT