Periudha tranzitore e Reformës në Drejtësi ka zgjatur shumë

Tre drejtues të lartë të burgjeve janë kërcënuar me jetë dhe për këtë janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me gazetarët Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjonaj u shpreh se përveç policisë së shtetit është ngritur një strukturë nga policia e burgjeve që do të  mbrojë zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve.

Në lidhje me regjimin 41 bis, ku pritet të izolohen në burgje krerët e organizatave kriminale, në adresë të ministrisë së drejtësisë kanë ardhur disa dosje të dënuarish, por nuk dihen ende emrat e tyre.

Ministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke u shprehur se, periudha tranzitore ka zgjatur më shumë se sa duhej.

 Por nuk la pa përmendur edhe dy arritje të mëdha, siç është ngritja e SPAK dhe zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm.

Në vëmendje të ministrisë së drejtësisë është edhe plotësimi me anëtarë i gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese.

Tv Klan