Studentët do të kenë mundësi të studiojnë gjuhën tonë në tre nivele

Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësinë të zgjedhin të studiojnë edhe gjuhën shqipe. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator në Departamentin e Letërsisë Krahasuese në Harvard.

Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzuar për gjuhën tonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkatdhetaren dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që lëndën e gjuhës shqipe ta prezantojmë si lëndë me zgjedhje për herë të parë nëUniversitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Kursi i gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë gjithë vitit në tre nivele – njohuri elementare, njohuri ndërmjetëse dhe nivel i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.

Në këtë universitet prestigjioz amerikan lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele, njohuri fillestare, njohuri bazike dhe niveli i avancuar.

Klan News