Gjuhët e huaja kundër mesatares

Posta

Gjuhët e huaja kundër mesatares

15:45 20/10/2019

Letër Ministrisë së Arsimit: Të mos kategorizohemi si mësuesi

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja del kundër kriterit të mesatares 7.5 për pranimin e studentëve. Dekanati i këtij fakulteti i është drejtuar me një letër Ministrisë së Arsimit ku kërkon që të mos kategorizohet si fakultet mësuesie.

Në letrën që mban datën 15 Tetor, dekani Artur Sula kërkon rishikimin e kategorizimit nga fakultet i mësuesisë, në fakultet të formimit profesional më të gjerë.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në ciklin e parë ka 8 programe studimi. Të gjitha këto programe kanë si qëllim përgatitjen e studentëve në formimin e përgjithshëm dhe nuk ka asnjë program që të lëshojë diploma për mësuesi në bachelor”, shkruhet në kërkesën drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve.

Në letrën e protokolluar me numër 1402, drejtuesit e fakultetit rendisin edhe programet në nivel Bachelor, si dhe bëjnë një diferencim për programin mësuesi master. 

Dekanati i këtij fakulteti është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit. Interesimit të Tv Klan, Ministra e Arsimit thotë se po shqyrton kërkesën.

Pak javë më parë, edhe Universiteti i Mjekësisë doli kundër mesatares së shkollës së mesme dhe kërkoi rikthimin e konkursit me argumentin se rezultatet e studentëve tregojnë për nota fiktive në gjimnaze.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT