E mesmja e artë edhe kur flitet për shëndetin. Të flesh më shumë se 10 orë në 24 orë ose me pak se 6 orë, rrezikon të vuash nga sindroma metabolike, një gjendje e lidhur me obezitetin, gjithnjë e më e përhapur në nivel botëror. Obeziteti është edhe një ndër faktorët kryesorë për zhvillimin e patologjive kardiake, iktus dhe diabet.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Seul, i publikuar në BMC Public Health, në të cilin janë përfshirë 133.608 njerëz të moshave 40-69 vjeç. Studimi është i pari i këtij lloji, pra që analizon marrëdhënien mes kohëzgjatjes dhe përgjigjes së organizmit ndaj orëve të gjumit dhe sindromës metabolike.

Nga rezultati doli në pah edhe një diferencë mes gjinive. Gratë vuanin më tepër nga obeziteti në rastet kur flinin shumë, të paktën 10 orë. Ndërsa për meshkujt rezultonte e kundërta, pra ata vuanin nga obeziteti dhe probleme të lidhura me të në rastin kur orët e gjumit ishin të pakta, nën 6 orë në ditë.

Klan Plus