“Gjumi me çelës” i Salvador Dali provohet shkencërisht se nxit krijimtarinë



“Gjumi me çelës” i Salvador Dali provohet shkencërisht se nxit krijimtarinë

20:10 04/01/2022

Metoda e piktorit të njohur Salvador Dali për të fjetur tashmë është vërtetuar nga shkenca se bën mrekulli për krijimtarinë. Artisti përdorte një mënyrë krejtësisht të veçantë për të fjetur, që e quante “gjumi me çelës”. Në librin e tij, “50 sekretet e artizanatit”, ai përshkruante si funksionte.

Duhet të ulesh në një karrige jo të rehatshme. Në dorën e majtë shtrëngo një çelës të rëndë që do e mbash mbi një pjatë. Lëreni veten të bjerë në një gjumë të paqtë pasditeje e ndërsa do ju zërë gjumi, çelësi do të bjerë nga dora juaj mbi pjatë e do ju zgjojë”. Sipas Dali, pikërisht momenti i shkurtër mes gjumit e zgjimit ringjall qenien fizike e psikike. “Një sekondë është pafundësisht shumë e gjatë”, thoshte piktori.

Ndaj, për të vërtetuar fjalët e tij, 103 vullnetarëve iu kërkua të zgjidhnin ushtrime matematike. Për të gjitha ato, kishte një mënyrë të shkurtër, që u zbulua nga 16 prej tyre dhe u përjashtuan nga eksperimenti. Të tjerët që nuk mundën ta gjenin, iu dha një shishe plastike në vend të çelësit dhe disa ndoqën metodën e mikro-gjumit të Dali, të tjerë fjetën më gjatë e të tjerë aspak.

Pas gjumit, kërkuesit iu dhanë sërish probleme matematikore që nxorën rezultatin se ata që fjetën sias metodës kishin 3 herë më shumë mundësi për t’i përfunduar, krahasuar me ata që nuk fjetën fare. Ndërsa ata që fjetën gjatë patën rezultatet më të këqija se dy kategoritë e tjera.

Sipas rezultatit, mendohet se kjo pikë është faza kur ke më të mirën e gjumit dhe zgjimit. Humbet kontrollin e mendimeve dhe bën lidhje të largëta me kujtimet e ndryshme e kjo nxit krijimtarinë. Nga ana tjetër, një pjesë mbetet e vetëdijshme dhe ndihmon të kujtosh një ide të mirë./tvklan.al








Të ngjashme