gjumiNë fund të një jave të ngarkuar me punë, të gjithë mezi presin ditën në të cilën nuk duhet të zgjohen nga alarmi i orës për të shkuar në punë, në mënyrë që të flenë disa orë më shumë.

Por çfarë kanë zbuluar shkencëtarët në lidhje me këtë orar të zgjatur të gjumit një herë në javë?

Sipas një studimi të ri, të kryer në Këshillin e Kërkimeve Mjekësore “Jetlag Social” është konstatuar se gjumi me orar të zgjatur në fundjavë ndikon në shëndetin e njeriut, duke shkaktuar obezitet.

Më së shumti personat që flenë gjumë me orar më të zgjatur se zakonisht në ditët e pushimit janë të prirur të venë bark.

Ky fenomen shkakton probleme me metabolizmin e një personi dhe këto probleme zgjasin për një periudhë të gjatë kohore.

Dr. Michael Parsons, thekson se hulumtimi ka si qëllim që të përcaktojë se pse metabolizmit i njeriut pëson luhatje për shkak të orëve të zgjatura të gjumit, duke shkaktuar obezitet.

Pjesë e këtij studimi ishin 800 persona, dhe këtyre personave ju morën në konsideratë pesha trupore, gjatësia, perimetri në bel.

Më pas personat u pyetën për oraret e gjumit dhe preferencat për gjumin.

Hulumtuesit zbuluan se vetëm një ndryshim me dy orë në modelet e gjumit në fundjavë mund të rrisë rrezikun për shëndoshje dhe diabet.

Dr. Terrie Moffitt thekson se këto studime ndihmojnë për të kuptuar se si reagon trupi i njeriut në bazë të ndryshimit të orarit të gjumit./L.S