Gjumi është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Oraret e rregullta po ashtu. Por sapo të dëgjoni përfitimet që keni nga një gjumë i rregullt, do të konsideroni që mos të abuzoni me oraret. Sipas një studimi të bërë, rezulton se 7-8 orë gjumë gjatë natës ndikon më pozitivisht se sa të shkoni në palestër, sidomos për humbjen e peshës.

Të paktën ky është shpjegimi që jep Doktor Guy Meadows, bashkëthemelues i “The Sleep School”. Sipas tij, oraret e gjumit janë të ndryshme sipas nevojave të gjithësecilit, por në përgjithësi ai shprehet se 8 orë gjumë janë të nevojshme për t’u ndjerë energjikë gjatë ditës. Nëse synoni që të humbisni peshë, atëherë gjumi është alternativa e duhur.

“Nëse shkoni në palestër me qëllim që të humbisni peshë, atëherë konsideroni opsionin e një gjumi të rregullt”,

thotë Meadows.

Sipas studiuesve, një gjumë i keq gjatë natës ndikon në rritjen e urisë deri në 45%. Kjo shpjegon edhe faktin pse njerëzit konsumojnë ushqime duke marrë 300 kalori shtesë gjatë ditës pas një gjumi të keq gjatë natës. Ndërsa personat që flenë më pak 8 orë gjatë natës, kanë përbajtje të lartë të yndyrnave në trup. /

tvklan.al