Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Gjuriç tha se Serbia po lufton me çdo kusht për të fituar sa më shumë nga marrëveshjet me Prishtinën.

Në një intervistë për televizionet serbe, Gjuriç tha se nëse arrihet marrëveshja me Prishtinën, Serbia por edhe serbët që jetojnë në Kosovën do të kenë vetëm përfitime.

Sipas tij, me tezën e demarkacionit gjërat nuk do të mbeten ashtu siç janë të shkruara sot.

Ai shtoi se serbët me një marrëveshje të tillë do të kishin më shumë territor, pronë, fuqi institucionale dhe ndihmë financiare.

Gjatë kësaj jave, Gjuriç vizitoi Mitrovicën Veriore ku tha se qeveria serbe nuk do të lejojë që Kosova të bëhet antare e OKB-së.

Tv Klan