Gjuriç: Serbët do të jenë në qeveri

Gjuriç: Serbët do të jenë në qeveri

15:42 07/10/2019

Analistët: Nuk do të kenë rol vendimtar

Fitorja e Listës Serbe konsiderohet një forcim i pozitës së Serbisë në Kosovë dhe në dialog. Kjo për shkak se qeverisë së re mund t’i duhen serbët për të konfirmuar parimin e përfaqësimit. Festa e serbëve ka qenë e madhe. Një fitore historike e quan edhe shtypi serb, por shpreh dyshim se si do të jetë qeveria e ardhshme ndaj serbëve.

Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, thotë se arsyeja e festës vjen pasi kushdo që dëshiron të formojë qeverinë do të duhet të diskutojë me serbët.

“Kjo fitore na detyron të punojmë edhe më shumë për serbët dhe është rezistencë për ata që u arrestuan. Kjo forcon pozicionin e Serbisë dhe ata që duan të bëjnë qeverinë do të negociojnë me Listën Serbe”.

Por, analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë tregojnë që “Lista Serbe” nuk do të ketë një rol shumë vendimtar në qeverisjen e ardhshme, pasi pavarësisht pranisë, shqiptarët do ta kenë shumicën e duhur për qeverisje të qëndrueshme.

“Në bazë të ligjit do të duhej të ishte dikush nga serbët në qeveri, por a do të jetë Lista Serbe apo do të ketë formë tjetër, kjo varet nga ai që do të bëjë qeverinë”.

Nuk dihet se cilat do të jenë kërkesat e Listës Serbe, por serbët presin që të jenë pjesë e qeverisjes dhe fushata e tyre ka qenë për fitore absolute të një liste të vetme serbe, që duket se ka arritur qëllimin.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT