Gjuriç: Serbët, rezistencë paqësore ndaj Kurtit

Posta

Gjuriç: Serbët, rezistencë paqësore ndaj Kurtit

17:30 08/11/2019

“Nuk do hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë”

Serbinë e kanë irrituar qëndrimet politike të Albin Kurtin. Lista Serbe dhe rreth 60 përfaqësues kanë arritur në kryeqytetin serb. Kanë miratuar një deklaratë me pesë pika duke paralajmëruar një kundërshtim të fuqishëm serb. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ka thënë se Kurti dëshiron ta kthejë situatën në vitin 1999. Serbët do të detyrohen të braktisin çdo institucion e vend pune, nëse bëhet presion ndaj institucioneve dhe të drejtave të tyre. Nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë.

“Përfaqësuesit serb janë të gatshëm që të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare do të bëjnë rezistence paqësore në gjithë territorin e Kosovës, nëse dikush tenton që serbët ti trajtoj si qytetar të dorës së dytë dhe të përdorë metoda institucionale terrori”.

Një intervistë e Kurtit në serbisht ka acaruar edhe më shumë Beogradin, shoqëruar me disa incidente kur gjatë transmetimit në oborrin e televizionit N1 u hodhën disa parulla me figurën e gazetarit që intervistoi Kurtin dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjuriç e dënoi incidentin, por tha se Kurti po paraqitet si ujk nën lëkurën e qengjit. Reciprocitetin e ka quajtur edhe më të rrezikshëm se sa tarifën 100 përqind. Serbët respektojnë vullnetin e votës se shqiptarëve, por pa Listën Serbe nuk ka bashkëpunim.

“Serbët nuk janë shkaktarë, por viktima të krizave të inskenuara që kanë patur për qëllim paraqitjen e tyre si monstra politike. Serbët e Kosovës duan dialog në kushte të barabarta”. Shefi i zyrës për Kosovën tha se serbët duan dialog, por kjo ndikon në mos vazhdimin e tij. Serbët e Kosovës, siç tha Gjuriç, mund të llogarisin në Serbinë edhe financiarisht.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi