Nuredin Dumani, personi që akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllain e Talo Çelës, është identifikuar nga policia për shkak të shenjave gishtash në para.

Këtë gjë e konfirmoi Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Tonin Vocaj: Ne kemi bërë të mundur që me prova shkencore të shkojmë në gjykatë dhe gjykata të miratojë një masë sigurie…

Spartak Koka: Jo kaq lakonik, ju lutem!

Tonin Vocaj: Në arrest me burg në lidhje me këtë subjekt. Çështja është e tillë. Provat shkencore futen gjurmët daktiloskopike në rastin konkret, pasi ne kemi bërë të mundur që të sigurojmë një gjurmë daktiloskopike të autorit të veprës penale në këtë ngjarje.

Spartak Koka: Ku? Në para?

37-vjeçari nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Sëbashku me Talo Çelën ata janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Durrësit si të përfshirë në vrasjen e drejtpërdrejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave./tvklan.al