Në seancën gjyqësore të së ashtuquajturës banda e Kakamit, Lutfi Rrapi ka thënë se Kakami ka vrarë djalin e tij. Një ditë pas një tjetër grupi nga Vlora në Gjykatën e Faktit në Tiranë, sot në masa të rrepta sigurie ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj Alfred Nebiut i njohur ndryshe si Kakami. Ndërsa Gaxhai sot gjykohet në mungesë.

Gjyqtari i çeshtjes Gjin Gjoni kishte thirrur dëshmitarët në lidhje me vrasjen e policit Viron Rrapi më 11 Prill 1997 brenda në Komisariatin e Vlorës. Dy dëshmitarët e parë efektivë të ktij komisariati nuk kishin dijeni për këtë ngjarje pasi asnjëri nuk ka qënë në vendin ku ndodhi krimi. Ndërsa i ati i policit të vrarë në dëshminë e tij, për herë të parë në këtë proces artikuloi një akuzë direkte ndaj Kakamit.

Sipas tij Kakami ka vrarë Vironin pasi kanë patur një mëri të vjetër me njëri tjetrin. Sipas të atit të viktimës ngjarja ka ndodhur pak a shumë kështu: “Kakami sëbashku me Gaxhain kanë hyrë atë ditë në komisariat me pretekstin për të marrë një tank për të luftuar bandën e tyre rivale, atë të Zanit. në atë kohë kanë pyetur një polic nëse aty ndodhej dhe Vironi. Pasi kanë mësuar për prezencën e tij e kanë thirrur me pretekstin për t’u pajtuar. Vironi ka pranuar dhe duke dashur t’a mbyllë hasmërinë e tij me Kakamin është përqafuar me të. Në këtë kohë ndësa po përqafohej me policin, Kakami ka kontrolluar nëse ishte i armatosur. Pasi e pa që Rrapi ishte pa armë, në momentin që janë ndarë ai ka qëlluar me breshëri të gjatë automatiku duke e lënë të vrarë në vend.”

Kjo ishte kronologjia e ngjarjes sipas të atit të viktimës. Por gjithashtu tha Kakami pasi dëgjoi dëshminë e babait të policit të vrarë ka thënë se nuk është kriminel dhe se nuk e ka vrarë ai Viron Rrapin./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj