Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar dy urdhra të Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Këto urdhra kanë të bëjnë me caktimin e dy prokurorëve Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj nga Krimet e Rënda në prokuroritë e Beratit dhe Pogradecit. Urdhri i Arta Markut erdhi pas refuzimit të tyre për të përfaqësuar Prokurorinë në çështjen e Emiliano Shullazit.

Sipas Gjykatës, vendimi i Arta Markut është i pabazuar në ligj e prova dhe prokurorët duhet të rikthehen në pozicionin e tyre të mëparshëm.

Nuk është hera e para që Gjykata Administrative rrëzon Arta Markun. Rovena Gashi, edhe pse e shkarkuar nga vetting-u fitoi betejën me Markun, e cila e largoi nga posti i Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë. Edhe Dritan Gina, bashkëshorti i Gashit, sipas Gjykatës, u largua në kundërshtim me ligjin nga drejtimi i Prokurorisë së Elbasanit.

Tv Klan