Pesë punonjës të Ministrisë së Drejtësisë kanë fituar gjyqin me ministren Etilda Gjonaj, e cila i kishte shkarkuar nga detyra.

Shefi i Inspektoriatit të Profesioneve të Lira në këtë Ministri, Arlind Arapi dhe katër punonjësit e tjerë Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, Gerhard Xhafa dhe Valbona Kryemadhi fituan betejën ligjore në Gjykatën Administrative.

Sipas vendimit të gjykatës, ministrja Etilda Gjonaj detyrohet të rikthejë në pozicionin e punës punonjësit e shkarkuar si dhe t’u paguajë pagat e prapambetura.

Sipas ministres Gjonaj, 5 punonjësit ishin shkarkuar pas ankesave të qytetarëve për vonesa në veprimet proceduriale. Por, shkarkimin nga detyra, punonjësit e konsideruan antiligjor dhe e çuan çështjen në Administrative, e cila vendosi në favor të tyre.