Hunter Biden, djali i Presidentit amerikan Joe Biden, u dënua këtë të martë nga një gjykatë në Delauer pasi kishte gënjyer në një formular nëse përdorte drogë kur bleu një pistoletë në vitin 2018.
54-vjeçari u shpall fajtor për 3 akuza duke u bërë djali i parë i një presidenti amerikan në detyrë që dënohet për një krim.
Brenda 120 ditësh gjykata do të shpallë edhe dënimin që llogaritet përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit.
Hunter Biden përballet me një dënim maksimal prej 25 vitesh në burg, por shkelësve të ligjit për herë të parë nuk u jepen dënime kaq të rënda. Hunter Biden vijon ndërkohë edhe një tjetër betejë ligjore i akuzuar për shmangie të taksave, por procesi pritet të nisë në Shtator.
Babai i tij, Joe Biden, publikoi një deklaratë ku thotë se pranon vendimin dhe do të respektonte procesin që do të vijonte në Apel. Presidenti u shfaq së bashku me të birin, në Dalauere, duke i treguar mbështetjen ndaj Hunterit.
Ky vendimi vjen pas atij të 30 Majit kur Donald Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që shpallej fajtor për një vepër penale.
Tv Klan