Gjykata anulon pezullimin e parlamentit

Gjykata anulon pezullimin e parlamentit

14:25 11/09/2019

Johnson u shpjegon fëmijëve çeshtjen e Brexit

Gjykata e Lartë Civile në Skoci e konsideroi të jashtëligjshëm pezullimin e parlamentit nga Kryeministri Boris Johnson. Sipas saj, qëllimi i këtij vendimi ishte të pengojë parlamentin, që t’i kërkojë llogari qeverisë për çështjen Brexit.

“Këshilla që qeveria i ka dhënë Mbretëreshës për të pezulluar parlamentin nga 9 Shtatori deri më 14 Tetor ishte e jashtëligjshme. Po ashtu edhe pezullimi i parlamentit ishte i jashtëligjshëm”, tha kreu i Gjykatës, Lord Carloway.  

Por Kryeministri Johnson duket i palëkundur në qëndrimin e tij për të dalë nga unioni në 31 Tetor, siç u shpjegoi nxënësve të një shkolle fillore. Më pas i pyetur nga gazetarët ai tha se qëllimi i tij është të arrijë një marrëveshje për Brexit-in me europianët.

“Do të shkoj në Bruksel dhe kryeqytete të tjera europiane shumë shpejt. Kjo është një mënyrë për të arritur marrëveshjen, por duhet të përgatitemi të dalim edhe pa marrëveshje”.

Nga ana tjetër, qeveria në Londër tha se nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës së Skocisë për anulimin e pezullimit të parlamentit, ndaj do ta apelojë atë në Gjykatën e Lartë.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT