Procesi për masakrën e Lushnjes futet në ngërç

Mospranimi nga ana e Laert Haxhiut që të marrë dijeni për gjyqin që po i bëhet në Shqipëri, si dhe heqja dorë nga mbrojtja e avokatit të tij Detar Hysi, bllokoi prej dy seancash procesin.

Brenda pak ditësh, Gjykata e Posaçme caktoi 3 avokatë kryesisht për Laert Haxhiun, në mënyrë që të vijonte me dëgjimin e dëshmitarëve në gjykimin që po i bëhet atij si autori kryesor në masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Në seancën e mbajtur këtë të enjte, avokatja Pranvera Doçi kërkoi gjykatës të revokohej nga mbrojtja e Haxhiut për arsye personale.

Kërkesa u pranua nga treshja gjykuese që caktoi dy avokatë të tjerë të shtetit në mbrojtje të Laert Haxhiut në mënyrë që të zhbllokojë procesin. Atyre iu la kohë dëri në 17 Nëntor të njihen me dosjen.

Përveç ngjarjes së 2017, drejtësia shqiptare akuzon Laert Haxhiun edhe për 18 krime të tjera, mes tyre 4 vrasje dhe disa shpërthime me tritol, të zbardhura nga njëriu i afërt i tij, Artan Tafani, i kthyer në bashkëpunëtor drejtësie.

Tv Klan