Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë ka dhënë masën “Detyrim paraqitje” për reperin Arkimed Lushaj.

“Stresi” u arrestua ditën e premte sëbashku me një shokun e tij, pasi u kapën në flagrancë duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh.

Policia sekuestroi një qese ambalazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë, e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani sipër të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.

/tvklan.al