U arrestua për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit heqje lirie turkun Selami Simsek. 39-vjeçari u arrestua në Korrik të vitit të kaluar në Aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar. Togat e zeza e shpallën fajtor të riun për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Pretenca e prokurorisë është kundërshtuar nga avokati, me argumentin se klienti tij ka qenë bashkëpunues, si dhe koha prej 6 muajsh që ai ka qëndruar në paraburgim është e mjaftueshme si masë dënimi. Nga ana tjetër, Simsek do të përballët sërish me drejtësinë shqiptare, pasi ka kërkuar azil politik në vendin tonë, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse ekstradohet drejt Turqisë.

Simsek pretendon se përndiqet nga shtetit turk, duke qenë se ai është pjesë e lëvizjes Gylen, e shpallur terroriste nga qeveria turke. Selami Simsek u arrestua në Korrik të vitit të kaluar sëbashku me mikun e tij, Harun Çelik. Ky i fundit u deportua në 1 Janar të këtij viti nga policia shqiptare menjëherë pasi mbaroi dënimin në vendin tonë për falsifikim të dokumenteve.

Tv Klan