Një nga pretendetët e krahut demokrat për drejtimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë Fatmir Musaku, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit ku kishte kërkuar që të rifitonte lirinë. Ai akuzohet për ngjarjen e ndodhur rreth dy javë më parë në selinë e sindikatave ku u vra kryesindikalisti i Tiranës Astrit Balluku. Sot u bë rivlerësimi i masës së arrestit ku gjyqtarët e apelit pasi janë  njohur me provat të organit të akuzës, kanë vendosur lënien në fuqi të Gjykatës së Faktit, pra arrestin me burg. Musakut i duhet të kalojë në burg ditët e hetimit ndërsa rivali i tij, Xhevdet Lubani është liruar nga Gjykata e Tiranës me kushtin e detyrimit për paraqitje në hetuesi.

Pamje Gjykata e Apelit Tiranë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili