Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Gjykata e Apelit në Tiranë la sot në burg pa afat, Frederik Durdën dhe Arben Pëballën. Ata akuzohen nga Prokuroria e Përgjithshme si organizator dhe drejtues të organizatës kriminale me qëllim fabrikimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këtë vendim kishte dhënë edhe Gjykata e Faktit të Tiranës, pas arrestimit të dy kapove të pjesës shqiptare, të rrjetit ndërkombëtar të kokainës.

Avokatët e Durdës dhe Përballës, apeluan këtë vendim, duke kërkuar në gjykatën e shkallës së dytë, ndryshimin e masës së arrestit. Pas tyre janë arrestuar edhe Alfred Nanaj dhe Fehbi Hysi , që shërbenin si pengje të kartelit kolumbian të kokainës, gjatë kohës së transportimit të saj në Shqipëri. Veç tyre policia ka shpallur në kërkim edhe ish-oficerin e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Koçiun dhe mikut të tij Mentor Hadërgjonaj.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi, ka marrë në pyetje në Majami të Floridas në SHBA, njërin nga 21 të arrestuarit e operacionit ndërkombëtar. Ai është një kolumbian, i konsideruar si koka e nisjes së rrjetit të kokainës dhe njeriu që mbante lidhje me trafikantët shqiptarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame