Numri dy i OFL u pezullua nga detyra pas hetimeve të Prokurorisë

Gjykata e Apelit Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për zëvendësdrejtorin e Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Vendimi është dhënë paraditen e së enjtes, ndërsa Shkëmbi përmes avokatit të tij mbrojtës e ka cilësuar të pabazuar dhe të pambështetur në prova.

Drejtuesi i OFL-së është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. Shkëmbi është hetuar 6 muaj më parë, me dyshimin se ka nxjerrë një informacion, i cili është kërkuar nga autoritetet gjermane për veprimtarinë e një grupi kirminal.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se zyrtari i policisë ka përdorur një platformë chati të kriptuar, përmes së cilës ka vënë në dijeni disa trafikantë që ushtrojnë aktivitetin kriminal në Gjermani për hetimet e nisura në Shqipëri. Shkëmbi u pezullua nga detyra me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, edhe pse i ka mohuar akuzat.

Tv Klan