Akuzohet se vrau shokun e tij Florjan Lamçja

Sokol Sanxhaktari do të qëndrojë në qeli gjatë hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e Florjan Lamçes në Elbasan, mëngjesin e 30 Korrikut.

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lërë në burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe shokun e tij Adriano Hajdari.

Të dy akuzohen për vrasje në bashkëpunim, pasi dyshohet se qëlluan me sende të forta në kokë dhe trup, shokun e tyre Florian Lamçen pas një sherri.

Tv Klan