Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e Hajri Seferit – TV KLAN

Gjykata e Durrësit vendos ekstradimin e Hajri Seferit

Pjesë e Dosjes 339, i kërkuar edhe në Itali

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë në Itali, Hajri Seferin, një prej të arrestuarve të operacionit Volvo 4, i njohur si një nga drejtuesit e grupit të Shijakut.

Ndaj Seferit ka ardhur një kërkesë nga Italia për ekstradim, pasi gjykata e Firences ka vendosur masën arrest me burg në mungesë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kundër vendimit për ekstradim ka qenë edhe vetë i pandehuri, që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe krijim i grupit kriminal.

Për këtë vendim Seferi ka bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës, por kërkesa nuk është shqyrtuar ende.

Tv Klan

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione