Vendimi i sotshëm i Kolegjit të Bashkuar dhe Gjykatës së Kasacionit nuk e ka ndryshuar fatin e 5-ish gjytarëve të pushuar nga puna kohë më parë. Kështu është lënë vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për : Rushit Dema, Seit Hoxha dhe Gjergji Pojani, ndërkohë që Ledio Delialliasit nuk i është pranuar kërkesa për mosrespektim të afateve ligjore, ndërsa Qazim Gjonaj i është shtyrë gjykimi. Menjëherë pas vendimit të formës së prerë, ka reaguar ish nënkryetari i gjykatës  së Sarandës, Rushit Dema :

“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit ishte vendim tërësisht politik pasi nuk mori nga ime si paditës asnjë lloj prove. E theksoj që vendimi është politik pasi relatorja e çeshtjes e cila nuk u prezantua asnjëherë si e tillë, ishte një prej ish-funskionarëve të Partisë Socialiste, pikërisht zonja Natasha Sheshi. Vendimin për gjyqtarët e tjerë e quaj përsëri politik”– ka thënë ai

Pamje nga Gjykata e Kasacionit,ish nënkryetar i gjykatës së Sarandës Rushit Dema, intervistë./tvklan.al