Orest Sota pritet të dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për rivlerësim të masës së sigurisë, arrest me burg. Dosja e tij ka kaluar nga Prokuroria e Elbasanit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndaj rivlerësimi i masës së sigurisë së dhënë në 4 Nëntor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan duhet të bëhet nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Organi i akuzës  kërkon të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon me burime të ligjshme  paratë që iu gjeten në makinë dhe ato dyshohet të jenë produkt i aktivitetit kriminal./abcnews.al