Gjykata e Lartë amerikane rrëzon të drejtën për abortin




Gjykata e Lartë amerikane rrëzon të drejtën për abortin

22:56 24/06/2022

Disa shtete pritet të vendosin ndalimin e tij

Gjykata e lartë në Amerikë i dha fund të drejtës së abortit si një e drejtë kushtetuese. Ky vendim do të bëjë të mundur që shtetet federale tashmë të mund të vendosin vetë nëse do ta konsiderojnë abortin të paligjshëm. Më shumë se gjysma e shteteve deri më tani janë pro dhe vendimi pritet të prekë miliona gra atje.

Vendimi u mor në një çështje e cila po gjykohej në gjykatën e Misisipit ku kërkohej shfuqizimi i vendimit për të ndaluar abortin pas javës së 15 të shtatzënisë. Shumica e gjyqtarëve votuan kundër shfuqizimit të këtij vendimi.

Mbi këtë vendim ka reaguar edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili u shpreh se ai u mohon grave amerikane kontrollin e jetës së tyre. Biden e quajti këtë vendim mizor dhe si një vendim që e kthen Amerikën 100 vite pas.

Edhe ish-presidenti Barack Obama u shpreh se Gjykata e Lartë iu bind tekave të politikanëve dhe ideologëve, duke sulmuar liritë thelbësore të miliona amerikanëve.

Ndërsa këngëtarja Taylor Swift shkroi në rrjetin social “Twitter” se pas kaq shumë dekadash që njerëzit luftojnë për të drejtat e grave dhe të trupit të tyre, ky vendim na riktheu pas në kohë.

Protestat kanë pushtuar shtete të ndryshme amerikane me qytetarë që janë kundër vendimit.

Tv Klan










Të ngjashme