Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit për Blendi Tetën, duke kthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm. Teta ishte dënuar me 35 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 2019.
Treshja e gjyqtarëve të lartë, urdhëroi rigjykimin e tij me trupë tjetër gjyqësore. Në gjyq si ekzekutorë dhe organizatorë të vrasjes së Malkos janë edhe 6 persona të tjerë, mes tyre Elis dhe Leonard Duka.
Procesi ndaj tyre nisi më vete dhe është ende në Shkallë të Parë, pasi të hetuarit ishin në arrati. Shkak për vrasjen e ish-policit, prokuroria thotë se u bë përplasja e grupeve kriminale në Tiranë.
Tv Klan