Gjykata e Lartë: Garë nga nënkomisar deri në nivelin “Drejtues i parë”

Gradat policore, nga niveli nënkomisar deri në nivelin “Drejtues i Parë”, nuk do të jepen me vendim Gjykate, por do t’i nënshtrohen procesit të konkurrimit.

Ky vendim u mor të hënën nga Gjykata e Lartë.

Sipas vendimit të gjykatës, plotësimi i kritereve formale për fitimin e gradës, si vjetërsia në gradën pararendëse dhe/ose ushtrimi efektiv i funksionit në përputhje me gradën e pretenduar, nuk mund të sjellin fitimin gjyqësisht të gradës policore, pa iu nënshtruar më parë punonjësit e Policisë së Shtetit një procesi vlerësimi konkurrues nga komisioni i gradimit.

Klan News