FullaniGjykata e Lartë i ndryshoi masat e sigurisë për ish –Guvernatorin Fullani dhe ish –inspektoren e përgjithshme, Elivar Golemi dhe vendosi për ta detyrim paraqitje, nga arrest shtëpie për Fullanin dhe arrest me burg për Golemin.

Por kjo gjykatë nuk bëri drejtësi. Avokati i Fullanit, Maksim Haxhia foli për një proces jo të ndershëm dhe tha se beteja do të vijojë për të fituar pafajësinë.

Maks Haxhia , avokati mbrotjës i Ardian Fullanit:“Na ka lënë përshtypjen që ky proces nuk ka qenë proces fair, akuza është atribut i Prokurorisë, ne jemi gati të përballemi deri në fund dhe të marrim atë që na takon, që sigurisht është pafajsi”.

Masat e Gjykatës së Lartë rrëzojnë pretendimet e Prokurorisë për rrezikshmëri të dy ish –zyrtarëve apo për mundësinë e tyre për të dëmtuar marrjen e provave. Por nga ana tjetër, nuk kuptohet se teksa kjo Gjykatë nuk i konsideron ata si persona të rrezikshëm, përse vendosi masën e detyrimit të paraqitjes dhe jo të hetimit në gjendje të lirë, derisa procesi të përfundojë.

Tv Klan