Gjykata e Lartë rrëzon kryeministrin britanik

Posta

Gjykata e Lartë rrëzon kryeministrin britanik

14:00 24/09/2019

Boris Johnson merr goditjen më të fortë në planet e tij për Brexit. Gjykata e Lartë e konsideroi të jashtëligjshme këshillën e Kryeministrit të pranuar nga Mbretëresha, për pezullimin me 5 javë të parlamentit.

Pas shpalljes së vendimit, kryeparlamentari në detyrë John Bercow thirri seancën e radhës për të mërkurën. Kryeministri Johnson nuk do të mund të përgjigjet që në seancën e parë pasi ndodhet në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, megjithatë Brexit do të jetë në fokus të diskutimeve.

Ndërsa lideri i laburistëve Jeremy Corbyn, duke e quajtur të turpshëm hapin e hedhur nga kryeministri rreth 1 muaj më parë kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Rikthimi i punës parlamentare i jep më shumë kohë opozitës laburiste për të penguar Boris Johnson me planet e tij radikale të shkëputjes nga Bashkimi Europian, afati përfundimtar për të cilin mbetet 31 Tetori.

Por sipas një ligji të miratuar 2 javë më parë me kërkesë të opozitës, kryeministri duhet të kërkojë shtyrje të këtij afati në samitin e 16 Tetorit në Bruksel. Ndërsa është i detyruar të shmangë daljen pa marrëveshje nga unioni, çka Johnson e kundërshton kategorikisht.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi