Beu i dha ryshfet zëvendesministres për një vend pune në Ministrinë e Brendshme

Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Florida Beun, e cila akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm.” Beu është nën hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda që akuzohet se ka marrë ryshfet për të siguruar një vend pune në këtë institucion.

Beu i ka dhënë ryshfet ish-zëvendësministres për një vend pune në Ministrinë e Brendshme. Sipas dosjes hetimore, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk për të punësuar Florida Beun.

Afera korruptive u zbulua nga komunikimet që kishin mes tyre avokatja Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Në dosjen e prokurorisë së posaçme thuhet se hetimi ka nisur që në vitin 2019, për një tjetër procedim penal.

Klan News