Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesat e bëra nga disa prej të pandehurve të dosjes së për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, për përjashtimin nga shqyrtimi i çështjes të gjyqtares Flojera Davidhi.
Kërkesa ishte paraqitur në seancën e 24 Prillit nga ish-Kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Andia Pustina, duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares me dyshimet për njëanshmëri.
Rrëzimi i kërkesës është bërë nga një gjyqtar tjetër dhe vendimi u njoftua zyrtarisht nga GJKKO.
Në seancën e radhës në datën datë 5 Maj, gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të japë vendimin për këtë çështje, nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe ta kalojë dosjen për gjykim. Do të pranojë argumentet e mbrojtjes dhe të pushojë çështjen ose mund ta kthejë për plotësim hetimesh në prokurori.
Seanca paraprake për këtë çështje ka zgjatur mbi 6 muaj dhe është zvarritur për arsye nga më të ndryshmet, po ashtu edhe kanë marrë një kohë të gjatë të gjitha argumentet e dhëna nga avokatët.
Gjyqtarja Davidhi nuk mund të dalë më një vendim nëse në sallë nuk janë të pranishëm të gjithë avokatët e personave të pandehur.
Kryetari i PD-së akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamambër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.
Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar Xhimi Begesë, Andia Pustinës shoqërisë “Home Plan shpk” dhe shoqërisë “Kontakt shpk”.
Klan News