Ish truproja i Azem Hajdarit ka marrë dënimin me një muaj burg nga Gjykata e Rrethit Tiranë. Kryegjyqtari Pajtim Hoxha ka vendosur këtë masë arresti deri në sjelljen e provave nga Prokuroria. Gjyqtari është njohur me provat e servirura nga Prokuroria Ushtarake e Tiranës dhe është bindur se ato kanë qënë të pamjaftueshme për t’a lënë të akuzuarin në burg pa afat ndaj i ka dhënë 30 ditë kohë organit të hetimit për të gjetur prova të reja dhe nëse ato mungojnë dhe pas këtij afati, atëherë Gryka do të rifitojë lirinë. Marjan Gryka u arrestua tre ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Prangosja e tij shkaktoi dhe revoltën antikomuniste të shoqatave të qytetit. Ajo çfarë pritet nga drejtësia është afati kohor prej një muaj për të vërtetuar pafajësinë e tij.

Pamje Gjykata e Rrethit Tiranë, policë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili