59-vjeçari i dënuar për vepra të rënda penale

Gjykata e Shkodrës ka vendosur lejimin e ekstradimit drejt Rusisë së Igor Kokunov, i arrestuar në Gusht të këtij viti në doganën e Muriqanit.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ruse, pasi ndaj tij ka një vendim dënimi me 15 vite burg si pjesëtar i një organizate të rrezikshme kriminale.

Që prej arrestimit të Igor Kokunov, avokati i tij mbrojtës ka këmbëngulur që ai të mos ekstradohej, qëndrim që e mbajti dhe këtë të martë kur gjykata dha dritën jeshile për dërgimin e 59-vjeçarit drejt Moskës.

Igor Kokunov u arratis më 22 Shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për krime si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Tv Klan